Jozi mohon lidhjen me Valbonën, ish-banorja: Tregohu i sinqertë ose do publikoj videon!

Ledjona Xheladinaj është “përplasur” me Jozin pasi ky i fundit mohon të ketë lidhje romantike me Valbonën.

Advertisements

Lediona i ka thënë Jozit se nëse nuk rrëfen të vërtetën, atëherë do ti publikojë dhe videon që ka.

Advertisements

Pjesë nga debati:

Ledjona: Na thuaj tamam se çfarë marrëdhënie ke patur me Valbonën? Se nuk e ‘ha’ askush që jo je shoku i vëllait, jo….

Nevina: Ti Ledjona di diçka?

Ledjona: Patjetër

Nevina: Ore Jozi na e thuaj tani, se tanët jemi

Jozi: Për të disatën herë e them që Valbonën e kam shoqe

Nevina: vetëm shoqe?

Jozi: Marrëdhëniet tona janë

Ledjona: Tregohu i sinqertë tani, se ndryshe do tregoj videon se çfarë the pak më parë

Jozi: Unë të provokova me diçka. Thashë një tip sekreti, po ti nuk i mbake sekretet

Ledjona: Jo, nuk është sekret se e ka dëgjuar edhe Xheneta edhe Dea

Jozi: Po Xheneta shpif

Nevina: Ose thuaj të vërtetën tani, ose

Vajzat: O sot, o kurrë

Jozi: Valbonën e kemi shoqe dhe do ta kemi shoqe gjithmonë

Nevina: Ish-shoqe?

Jozi: Shoqe, dhe do ta kemi gjithmonë

Nevina: Se nuk na lënë gocat. Të kanë vënë në mes Jozi.