Egli shkëputi e para litarin, shkon në televotim e gjithë skuadra humbëse; ja kush janë!

Ashtu sikurse ishte parashikuar, prishja e lojës së litarëve nga Egli çoi rrjedhimisht skuadrën e saj në nominim.

Advertisements

Moderatori i spektaklit, Ledion Liço ka vënë në dijeni skuadrat se shpërblimi për fituesit do të jetë të luajnë me banorët duke shpërndarë krevatët në dhomën e gjumit sikurse duan ata.

Advertisements

Nga ana tjetër, humbësit; Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli dhe Rizarta do të shkojnë në televotim dhe personi më pak i votuar nga publiku lë shtëpinë ditën e shtunë.

“Sikurse u njoftuat në takimin tonë të të shtunës ju e dinit se nga loja e litarëve skuadra fituese do të kishte një shpërblim, ndërsa humbësja një dënim.

Si fillim do them shpërblimin e skuadrës fituese që ishin Laerti, Rikit, Mikelës, Shkëlzenit, Loredanës dhe Kellyt. Vëllai i Madh ju jep si shpërblim të drejtën për të shpërndarë krevatët në dhomën e gjumit sikurse të duan ata.

Pra mund të lënë edhe 3-4 veta të flenë në një krevat, ose edhe një person të flerë në krevat dopio më rehat. Si të duan ata. Pra jeni ju që vendosni për pjesën tjetër të shtëpisë, duke përfshirë edhe 3 hyrjet e reja.

Ndërkohë për grupin humbës të cilët ishin; Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli dhe Rizarta, sikurse mund të keni hamendësuar, shkon i gjithi në televotim.

Në këto momente unë do të hap zyrtarisht televotimin. Pyetja është; Kë doni të shpëtoni dhe një nga ju do të lërë shtëpinë ditën e shtunë”- tha moderatori i emisionit Ledion Liço.