Rama harron Çamërinë: Nuk ka territore shqiptare në Greqi. Jo e drejtë të përmendet në shkollë!

Duket se ajo që përflitej më parë, se termi “Çamëri” do të hiqet nga tekstet shkollore, tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë Edi Rama.

Advertisements

Gjatë një interviste për televizionin grek “MEGA”, Rama deklaroi se nuk ka territore shqiptare në Greqi, duke harruar kështu të gjitha territoret e Çamërisë. Sipas kryeministrit, në Greqi ka territore ku kanë jetuar më parë shqiptarët, por nuk jetojnë më sot, duke harruar faktin se në territoret e Çamërisë ka ende familje me origjinë të vjetër, të cilat i kanë shpëtuar gjenocidit grek.

Advertisements

Rama më tej e thelloi skandalin, ku deklaroi se nuk është e drejtë që termi i Çamërisë të përmendet në tekstet shkollore.

BISEDA

Pyetje: Zgjedhjet janë pas 3 muajsh? A do ta përsërisni vizitën në Greqi a keni plan të takoheni me shqiptarë atje?

Edi Rama: Mund të shkoj por jo në këtë mënyrë. Tashmë po zhvillohet procesi i regjistrimit. Është më tepër puna në terren e grupeve dhe e njerëzve. Nuk ka të bëjë me fushatën. Ka një plan. Nuk jam i sigurtë kur do të materializohet për një panair pune për shqiptarët të punojnë në Shqipëri. Jo fushatë. E kam bërë. Ishte një eveniment shumë i bukur dhe i vështirë për tu përsëritur. Ai eveniment i pari pas shumë vitesh dhe kishte shumë njerëz. Ishte shumë emocional

Nëntorin e kaluar vizituat Selanikun. Në fjalimin tuaj zgjodhët të thonit ‘Vorio Epiri’ si term ka vdekur.

Edi Rama: Jo nuk e thashë gjatë fjalimit tim. Nuk përdor fjalimet e mija të them gjëra që janë të pakuptimta. Iu përgjigja një kolegu tuaj më pas gjatë një konference shtypi me gazetarët grekë. Një koleg i juaji më pyeti cfarë mendon për ‘Vorio Epirin” I thashë nuk ekziston. Ndoshta është një mënyrë për ju që të përshkruani një realitet të caktuar por jo për ne. E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.

Athina shpesh ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë në BE kalon nga ne, si e intepretoni?

Edi Rama: Sigurisht që rrugëtimi për në BE i çdo risthari kalon përmes dyerve të anëtarit të vjetër e Greqia ka një zë. Më shumë se kaq Greqia është më pranë për mirë e për keq, sic do fqinj, por unë dua të jetë vetëm për mirë. Është normale. Kur Shqipëria të bëhet anëtare do të jetë më e mirë për Greqinë se do të jemi më të fortë.

Ka pasur një komision dypalësh që ka ekzaminuar…

Edi Rama: E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.

Komisioni që përmenda po shikon ndryshimet në tekstet shkollore në të dyja vendet. Në Greqi termi Vorio Epir është hequr nga të gjitha tekstet shkollore. Kam lexuar që në dy klasa, të 9 dhe 12 ka një kapitull të titulluar territoret shqiptare në Greqi?

Edi Rama: Me aq sa di unë jo. Nëse ka diçka të tillë, nuk ështe e drejtë. Se nuk ka territore shqiptare ka territore ku shqiptarët jetonin më parë. Ashtu siç ka territore ku grekët jetonin më parë dhe jetojnë edhe sot

A duhet të jetë në tekstet shkollore?

​​​​​​​Edi Rama: Territore shqiptare në Greqi nuk është gjëja e drejtë për tu thënë

A jeni i gatshëm ta shihni?

​​​​​​​Edi Rama: Nuk jam i vetëdijshëm nëse ekziston, por nëse ekziston nuk është e saktë. Se i bie të luajmë mendsh, se do të nisim të shohim realitetet e së shkuarës e të sabotojmë të ardhmen tonë. Unë e shoh të ardhmen tonë si europianë, natyrisht me zënkat tona por Europianë. Nuk e di çfarë do të thotë territore shqiptare në Greqi ashtu siç nuk di që çfarë do të thotë Vorio Epir.