Tritol noterisë së vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, identifikohen dy autorët, çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Advertisements

Gazetari Elidon Ndreka raporton se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, janë identifikuar dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar.

Advertisements

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Ky i fundit, prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

(BalkanWeb)