Qëlloi veten me plumb në kokë, kush është efektivi i burgut të sigurisë së lartë që tentoi t’i jepte fund jetës! Gjendja e tij kritike, transportohet tek Trauma me ambulancë

Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, i cili qëlloi veten me plumb në kokë, është transportuar tek Trauma në gjendje kritike për jetën.

Advertisements

Raportohet se efektivi Sinan Kaxhani ka qëlluar veten me armën e shërbimit brenda dhomës së gjumit orës 06:40.

Advertisements

Kanë qenë familjarët e policit 58-vjeçar që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Polici ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.