Rektori i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Fatbardh Sallaku, duke folur në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS, foli për masat e sigurisë të ndërmarra nga SPAK në UBT.
Advertisements
Sallaku tha se është i gatshëm që të flasë në çdo grup. Ai shtoi se nuk mbron askënd që mund të ketë abuzuar. Sallaku nënvizoi se ka nisur një reformë të thellë për të transformuar universitetin.
Advertisements
Fatbardh Sallaku: Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet.
Ne kemi pasur shumë sfida, jemi ringritur në vitet 1990, kur askush nuk donte të studionte bujqësi, jemi ngritur më 1997, jemi ringritur sërish më vonë dhe tashmë jemi futur në një rrugë, që është e vetmja rrugë që universiteti duhet të funksionojë në Shqipëri. Ne kemi nisur reformën më të thellë në universitete.