Tragjike/ Rrëzohet avioni i Forcave të Armatosura, humbin jetën 20 persona! Viktimat, personel ushtarak dhe civilë

Më shumë se 20 persona humbën jetën kur një avion i forcave të armatosura u rrëzua në një zonë banimi pranë bazës Wadi Saidna në Sudan, një nga instalimet më të mëdha të ushtrisë në Omdurman, në rajonin më të madh Khartoum, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore, të cilat sqaruan se viktimat ishin personel ushtarak dhe civilë.

Advertisements

Burime për Reuters thanë se aksidenti ajror ka ndodhur për shkak të problemeve teknike.

Advertisements

Ndër viktimat e rrëzimit ishte gjeneralmajor Bahr Ahmed, një oficer i lartë i ushtrisë, ish-komandant i forcave në të gjithë kryeqytetin.