Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, e dështuar

Kreu i SPAK, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, theksoi se “përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, është e dështuar”.

Advertisements

“Shifrat flasin vetë: vetëm 9% janë të paraburgosur. Sa i përket korrupsionit dhe veprave penale të kryera në detyrë, 50% janë hetuar në gjendje të lirë. Janë hetuar me ndalim dalje jashtë shteti, detyrim paraqitjeje… Nëse i ndan këto 9%, shumicën absolute e zënë subjekte të krimit të organizuar”, tha Dumani.

Advertisements

“Kështu që, Prokuroria e Posaçme është e kujdesshme në kërkesat që bën për masat e sigurimit. Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Madje, ka një trend në rënie për aplikimin e arrestit me burg”, shtoi Dumani.