Aksidenti TRAGJIK në Greqi/ ZBULOHEN SHKAQET e përplasjes së trenave: Nuk do të ndodhte nëse…

Një raport i shumëpritur mbi aksidentin më vdekjeprurës të trenit në Greqi u publikua të enjten, duke nxjerrë në pah gabimet njerëzore, infrastrukturën e vjetëruar dhe dështimet sistematike si shkaqet kryesore të tragjedisë që mori jetën e 57 personave më 28 shkurt 2023.

Advertisements

Dokumenti prej afro 180 faqesh u bë publik pak para përvjetorit të dytë të aksidentit, ndërsa vendi po përgatitet për një grevë të përgjithshme dhe protesta masive. Raporti, i hartuar nga një komitet i pavarur hetimor, zbulon se një gabim i një drejtuesi stacioni çoi në përplasjen fatale të një treni pasagjerësh me një tren mallrash në afërsi të Tempit, rreth 400 kilometra në veri të Athinës. Përplasja rezultoi në vdekjen e 46 pasagjerëve dhe 11 punonjësve të trenit.

Advertisements

Hetimi evidentoi gjithashtu mungesën e trajnimit të duhur të stafit, deficitin e punonjësve dhe një sistem hekurudhor të vjetruar, të cilit i mungojnë kontrollet moderne të sigurisë. Drejtori i Autoritetit Helen për Hetimin e Sigurisë Ajrore dhe Hekurudhore, Christos Papadimitriou, theksoi se “aksidentet nuk ndodhin rastësisht, por si rezultat i një sërë faktorësh të akumuluar, përfshirë gabimet njerëzore.”

Raporti gjithashtu vë në dukje se nëse sistemi hekurudhor do të kishte teknologji moderne sigurie, tragjedia mund të ishte shmangur. Papadimitriou shtoi se sistemi hekurudhor grek kishte mangësi serioze edhe në vitin 2023 dhe situata mbetet e njëjtë edhe sot, për shkak të mungesës së investimeve publike pas krizës financiare të viteve 2010-2018.

Nga ana e saj, qeveria greke ka premtuar masa për të adresuar problemet e identifikuara në raport, përfshirë mungesën e personelit dhe financimin e pamjaftueshëm. Megjithatë, ajo ka mohuar pretendimet e opozitës se ka penguar hetimin e aksidentit.

Në prag të përvjetorit të tragjedisë, qeveria ka vendosur 5,000 oficerë policie për të patrulluar Athinën, ndërsa protestat dhe greva e përgjithshme pritet të paralizojnë shërbimet publike dhe aktivitetin tregtar në vend.