Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës. Edhe gjatë kësaj fundjave, do të jenë kryesisht dominante. Herë pas here, vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu.
Advertisements
Sa i përket të shtunës dhe të dielës, do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.
Advertisements
Temperaturat e ajrit përgjatë ditës së premte, do të jenë minimalet 1-2 gradë dhe maksimale, jo më shumë se 13 gradë. E shtuna dhe e diela do sjellë një rënie të tyre, më e theksuar do jetë në orët e mëngjesit.
Ftohen mëngjeset duke bërë që minimalet të zbresin në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius. Era do të jetë kryesisht mesatare, por herë pas here edhe e fortë.