“I kam dërguar SPAK një mal me dokumente për aferën e termocentraleve”- Gazment Bardhi akuza ministres: Belinda Balluku keqpërdori postin publik dhe dogji të paktën 80 milionë euro

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar ministren e Energjisë se ka shkaktuar një ka shpërdoruar një shumë prej 80 milionë euro me aferën e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Advertisements

belinda baluku tecBardhi deklaroi se për termocentraleve lëvizëse u paguan paratë, por nuk prodhuan asnjëherë energjinë, duke theksuar se për këtë aferë ka dorëzuar një mal me dokumente në SPAK.

Advertisements

Ai u shpreh se janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Deklarata e plotë:

Emri i Belinda Ballukut është bërë sinonim i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nuk ka asnjë rast, në asnjë vepër të rëndësishme, që firma e saj të mos ngrejë dyshim për shpërdorim të parave publike dhe përfitim personal sipas një skenari të paracaktuar.

E tillë është edhe afera e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, që u sollën me urgjencë nga fundi i botës për një krizë imagjinare energjitike të shpallur nga Edi Rama, disa muaj përpara nisjes së luftës në Ukrainë, që solli pasiguri globale dhe çmime të larta në tregun e energjisë. Madje as atëherë, Tigrat e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës nuk u vendosën në punë, duke provuar se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike.

Historia e termocentraleve lëvizës, për të cilin i kam kërkuar zyrtarisht SPAK-it të nisë hetimet penale për Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj, është një histori e ngjashme me atë të inceneratorëve.

Edi Rama shpall papritur emergjencën energjitike në tetor 2021. 2 muaj më vonë, në dhjetor 2021, autorizohet KESH-i të marrë me qera asete gjeneruese termike shtesë që të lidhen lehtësisht në rrjet. Në Janar hapet tenderi, në Mars shpallet fituesi, në prill lidhet kontrata.

Pas 3 vjetësh, kemi përfunduar me blerjen e dy Tigrave të Belindës, me një kosto tmerrësisht të lartë dhe njësoj si incineratorët, nuk kryejnë funksionin për të cilin u shpenzuan para. Madje shumë para!

Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Së pari, vendi nuk ishte në kushtet e emergjencës. Kryeministri nuk ka marrë në rrugë zyrtare asnjë njoftim për mungesa afatgjata të burimeve për prodhimin e energjisë elektrike.

Së dyti, ministrja Balluku është shprehur publikisht se anijet lëvizëse termike do të prodhonin energji vetëm pas 2 vitesh, duke rrëzuar arsyen e emergjencës për të cilën qeveria u investua me vendim të posaçëm.

Së treti, KESH zhvilloi procedura kaotike me afatet e tenderit për asetin gjenerues termik, të cilat ishin të ndryshme në shqip dhe në anglisht. Dhe ishin jo vetëm të ndryshme, por edhe shumë të shkurtra, me qëllim favorizimin e një operatori të paracaktuar nga shefat politikë.

Po qendroj pak tek afatet për të dhënë një informacion tjetër që provon se jo vetëm gjoja gara e hapur nga KESH, por edhe vendimi i qeverisë për të autorizuar KESH-in në këtë procedurë kanë qenë fiktivë, sepse fituesi ishte i paracaktuar.

Kompania fituese Excelarate Energy, në regjistrat zyrtarë amerikanë, ka referuar që në Janar se ishte njoftuar nga shteti shqiptar për shpalljen fituese. Pra, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, kompania ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022.

Besoj se askush nuk ka ndonjë dyshim se Belinda Balluku dhe ligji janë dy pika që nuk takohen askund.

Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë.

Fituesi i paracaktuar merrte përsipër një kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga njëra anije dhe 50 nga tjetra. Një skemë kaq e të trashë abuzimi me pushtetin, një skemë kaq ulëritëse korrupsioni e abuzimi vetëm Belinda Balluku mund ta vendosë kaq mendjelehtësisht në funksion!

Dhe nuk mbaron këtu. Për aferën e Tigrave të Belindës jo vetëm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgjëja, u bënë u bënë lëmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qepën kriteret e kapacitetit prodhues, por në kohën e zhvillimit të tenderit kompania fituese as nuk i zotëronte këto anije të prodhimit të emergjisë.

Dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021. Kjo do të thotë se as gjatë shpalljes së ofertës në janar 2022, as në ditën e firmosjes së kontratës në prill 2022, kompania e rregjistriar në parajsë fiskale në Delauer, nuk dispononte mjete të prodhimit të energjisë, një nga kushtet kryesore për të qenë pjesëmarrës në garë.

Pse Belinda Balluku, që qendronte në krye të këtoj operacioni dhe ë publikisht ka marrë përsipër autorësinë e marrëveshjes, është detyruar të shkelë ligjin kaq hapur, me kaq arrogancë dhe në mënyrë flagrante, këtë duhet ta zbulojë SPAK-u.

Tani, sa para janë në këtë lojën e pistë antishtet që është mësuar të luajë Belinda Baulluku prej së paku 12 vitesh?

Janë shumë para! Shumë fare! Kosto ditore e aseteve që nuk prodhojnë energji, është 94 mijë e 500 dollarë. Në totol llogaritet rreth 69 milionë dollarë vetëm për qiranë, operimin dhe mirëmbajtjen. Plus 2.6 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës, plus 7.2 milionë euro për depozitim dhe ngarkim-shkarkim i lëndës djegëse, plus 1.7 milionë euro siguracion për Termocentralin Lundrues. Janë rreth 80 milionë euro, por që kostoja është akoma më e lartë, pasi KESH ka shpenzuar miliona edhe për të bërë funksional Tigrat e Belindës dhe për t’i lidhur ata në rrjetin energjitik shqiptar, pasi TEC-et lëvizëse operonin me një nivel të ndryshëm tensioni nga ai i sistemit shqiptar.

A na çojnë këto shkelje të ligjit dhe shpenzime të larta në prodhimin e një energjie më të lirë se në treg? Jo! Absolutisht jo!

Energjia e prodhuar nga Tigrat e Korrupsionit të Belindës është 100%-160% më e shtrenjtë se çmimi mesatar në tregun ndërkombëtar të energjisë për kohën. Në këtë përfundim nuk kanë dalë vetëm ekspertët tanë, gjetjet e të cilëve i kemi dorëzuar në SPAK. Çmimi shumë i lartë që këto termocentrale lëvizëse prodhojnë është konstatuar edhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kur SPAK-u të nisë të hetojë për këtë aferë të frikshme të abuzimit me pushtetin, do të gjejë edhe opomencën e ekspertëve nga brenda sistemit, ekspertë me integritët që kanë paralajmëruar ministren Balluku për kostot e prodhimit të energjisë nga TEC-et si në kohë lufte. “Kostot e përdorimit të këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” sesa çmimet mesatare të pritshme”- thuhet në një dokument zyrtar që Belinda Balluku e ka injoruar.

Në fakt, kështu ka bërë në çdo rast që prishte planet e saj dhe të Edi Ramës për të çuar përpara axhenda personale që kanë dëmtuar rëndë interesin publik.

Kështu ka bërë me shitblerjen e paligjshme të energjisë. Ka injoruar ligjin dhe ka blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës dhe e ka shitur më lirë energjinë, po jashtë Bursës.. Një aferë për të cilën, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar hetim penal në SPAK dhe për të cilin jam informuar se hetimet vijojnë.

Kështu ka bërë me panelet diellore në Digën e Zadejës, ku u kryen punime me çmime gati tre herë më të larta sesa në privat. Edhe për këtë kam informuar SPAK-un dhe pres prej Prokurorisë së Posaçme të bëjë një hetim të shpejtë dhe të pavarur.

Lidhur me aferën e termocentraleve lëvizës që s’prodhuan asnjëherë energjinë por për të cilën u paguan paratë, i kam dorëzuar Prokurorisë së Posaçme një mal me dokumenta. Janë 11.3 kilogramë prova në letër për korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shkeljen e barazisë në tendera dhe abuzimin me pushtetin të numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës.

Mjafton vetëm pak vullnet nga SPAK dhe disa specialistë me integritet që t’u provojnë shqiptarëve se Belinda Balluku e ka keqpërdorur postin publik dhe ka djegur jo për interes të shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Belinda Balluku dukshëm nuk është në pozicion të favorshëm në raport me drejtësinë. Është vetëm çështje kohe që skemat korruptive në sektorin e energjisë, abuzimi me pushtetin dhe paratë publike të zbardhen plotësisht nga drejtësia dhe sistemi qeverisës të çlirohet nga keqbërës si Belinda Balluku dhe Edi Rama!