‘Telegram’ kthehet në ‘lokacion’ krimi, “The Guardian”: Grupet ruse po ‘rekrutojnë’ njerëz për të nxitur sulme

Një rrjet kanalesh në Telegram, me lidhje ruse, po nxisin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj xhamive dhe myslimanëve, duke ofruar kriptovaluta në këmbim.

Advertisements

“The Guardian” shpjegon taktikat që ndjekin këto grupe për të ndikuar te njerëzit, duke shpërndarë skedarë PDF me udhëzime për prodhimin e bombave dhe dizajne për armë të printuara 3D.

Advertisements

Sipas medias angleze, nëpër rrugët britanike janë shfaqur gjithashtu posterë me kode QR për grupet në fjalë.

Një grup kundër racizmit, i quajtur “Hope Not Hate”, ka dorëzuar një dosje në polici që përmban të dhëna për këto kanale dhe lidhjet e tyre të mundshme ruse, dhe shprehet i shqetësuar se përbëjnë kërcënim shumë të madh.

Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) dhe “Tell Mama”, organizata bamirëse të cilat monitorojnë krimin e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve, kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për këtë rrjet dhe për lidhjet e tyre ruse.