Akuzat për laptopin e Ëngjëll Agaçit/ Rama: Mushkritë i dolën jashtë funksionit, tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin. Gjatë një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, pas disa komplikacioneve në mushkri. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se Agaçi as nuk është arratisur dhe as nuk i janë sekuestruar dokumente dhe laptopi.

Advertisements

“Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.

Advertisements

Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar,” tha Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një denoncim ka ngritur pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.