REAGIMET/ Europa rreshtohet me Ukrainën: ‘Kievi nuk është vetëm’. Moska me Trump: ‘Zelensky mori një shuplakë të fortë’

Pas takimit të dështuar dhe tejet të tensionuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodimir Zelensky, kanë reaguar liderët europianë.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri polak dhe ish-Presidenti i KE, Donald Tusk, iu drejtua Zelenskit dhe i tha: “Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Advertisements

Gjermania dhe Franca mbështesin Ukrainën

Nga ana tjetër, Presidenti Macron, i pyetur për këtë debat teksa po viziton Portugalinë, tha se Rusia është vendi agresor dhe se Ukraina po sulmohet.

Sipas Macron, është e rëndësishme që të tregohet respekt ndaj atyre që kanë luftuar prej fillimit për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e Europës.

Presidenti francez theksoi se vendet europiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën prej 3 vitesh dhe sanksionuan Rusinë.

Edhe Gjermania është rreshtuar me Kievin, duke i treguar solidaritet. “Jemi të bashkuar me aleatët tanë europianë në krah të Ukrainës kundër agresionit rus. Ukrina mund të llogarisë mbështetjen tonë”, tha ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ofroi mbështetjen e tij për Zelenskyy dhe Ukrainën duke u shprehur: “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi në rrjetet sociale: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris shkroi: “Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Mbështetje për Ukrainën shprehu edhe kryeministri i Spanjës, Pedo Sanchez.

Demokratët amerikanë: Trump punon për Putin

Kanë reaguar edhe demokratët amerikanë.

“Trump dhe zëvendëspresidenti Vance janë duke bërë punën e ndyrë për Vladimir Putin”, tha liderit i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Rusia rreshtohet me Trump

Edhe Rusia ka reaguar pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, i cili u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra.

Ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, tha se Zelensky mori një “shuplakë të fortë” në bisedimet e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Një shuplakë në Zyrën Ovale,” postoi në Telegram Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kishin frenuar veten të mos goditnin Zelenskyin gjatë debatit.

Ndërkohë më herët, Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investues, e përshkroi takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt si “historik”.