Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin Guci e Re në Shkodër, të enjten në mesditë, ende nuk ka asnjë të dyshuar.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 20 persona, shumica banorë të zonës dhe familjarë të viktimës, për të zbardhur detaje që mund të çojnë hetuesit drejt zbardhjes së krimit.
Advertisements
Familjarët e 20-vjeçarit kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe se nuk kanë asnjë të dyshuar për vrasjen e Prekës.
Pavlin Preka u ekzekutua me gjashtë plumba në trup, duke u qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Trupin e të ndjerit e ka gjetur të shtrirë në oborrin e banesës xhaxhai i viktimës. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator, për faktin se askush në fshat nuk ka dëgjuar zhurmën e krismës, por gjithashtu për faktin se trupi, kur është konstatuar nga i afërmi, ka qenë i ftohur, që lë të kuptohet se vrasja kishte ndodhur më herët.
Nga këqyrja e vendngjarjes, policia ka gjetur gëzhojat e plumbave të cilat ishin pranë njëra-tjetrës, çka forcon dyshimet se autori ka vepruar nga një distancë e afër, sipasTch. Pavlin Preka ka jetuar mes Dukagjinit dhe fshatit Guci dhe nuk rezulton me precedentë penalë.
Një ditë më parë, xhaxhai Prekë Preka tha se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk dinë kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje. Nipi i tij është rritur me shumë halle, pasi i ati është divorcuar kur Pavlini ka qenë vetëm 3 vjeç.