Ambasadorja ukrainase e dëshpëruar në Studion Ovale gjatë sherrit mes Trump dhe Zelenskyt (Video)

Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, dukej shumë e dëshpëruar në Studion Ovale gjatë sherrit mes Trump dhe Zelenskyt.

Advertisements

Ajo vë duart para fytyrës si për të fshehur lotët.

Advertisements

Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

Pas takimit, në një postim në median sociale, Presidenti Trump shkruajti se “kam arritur në përfundimin që Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh më të madh në negociata. Unë nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ofendoi Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Ai mund të vij përsëri kur të jetë gati për paqe”, shkruante Presidenti Trump.

@euronews.al Ambasadorja e Ukrainës vë duart në kokë gjatë përplasjes Trump-Zelensky #euronewsalbania #viraltiktok #viral_video #fyp #fyy ♬ original sound – euronews_al