Paga ulet deri në 10 mijë lekë të reja në muaj, mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë! Në të gjithë vendin preken 6500 arsimtarë

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollorit janë prekur nga ulja e pagës së grupit. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, ka deklaruar se ulja e pagës është në vlerën e 10 mijë lekëve (të reja) në muaj.

Advertisements

Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe ministrisë së arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë.

Advertisements

Për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkuar zgjidhje, Trebicka ka shpallur 31 marsin si afatin e fundit dhe pas kësaj date të gjithë mësuesve do tu bëhet thirrje për grevë.

Ai tha se rreth 6500 mësues në të gjithë Shqipërinë po përballen me të njëjtën problematikë. Kryesisht është kategoria e mësuesve që japin mësim në fillore (klasa I-V).