Një bisedë e tensionuar mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, brenda në Zyrën Ovale, ka sjellë një tjetër përplasje mes liderve europianë dhe SHBA-ve. Ndërsa Zelensky i ka kërkuar ndihmë dhe një paqe konkrete, Trump i ka kujtuar presidentit ukrainas ndihmën miliarda dollarëshe që SHBA i ka dhënë vendit të tij në tre vitet e fundit, duke i kërkuar të ndryshojë qendrim.
Advertisements
Ndërkohë i njëjtë ka qenë edhe reagimi i zv.Presidentit JD Vance, i cili i ka kujtuar Zelenskyt se është jofalenderues dhe aspak respektues. Kjo ka bërë që mes tyre të agravojë biseda dhe të kishte ngritje tonesh, çka bërëi që palët të ndërprisnin aty bisedën dhe të ndaheshin në dhoma të veçanta. Pas kësaj Trump mblodhi këshilltarët e tij besnikë, dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz, që të lënë Shtëpinë e Bardhë, duke anulluar konferencën për shtyp.
Advertisements
Menjëherë pas kësaj trump reagoi në “Truth Social” ku shkruante se Zelensky është sërish i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, por vetëm kur të ketë ndryshuar qendrim për paqe. Ndërsa nga ana tjetër presidentri Zelensky i cili reagoi në “X” falenderoi Amerikën për vizitën, por shrtoi se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë dhe të qendrueshme. Pas këtij momenti bota u duk sikur u nda në “dysh”. Në Moskë ishin shumë entuziastë për këtë përplasje, madje e konsideruan historike. Ndërkohë që krahu i djathtë i trump, Elon Musk shkruante se Zelensky shkatërroi veten para syve të qytetarëve amerikanë. Por reagime të forta erdhën dhe nga europa, ku liderët e kontinentit të vjetër duket se u rreshtuan të gjithë në krah të Zelenskyt.
Reagimet e liderve europianë:
Presidenti francez Emmanuel Macron: “Ka një agresor, dhe ai është Rusia, dhe një popull të sulmuar, që është Ukraina. Bëmë mirë që ndihmuam Ukrainën dhe sanksionuam Rusinë tre vite më parë, dhe duhet ta vazhdojmë këtë,” shtoi ai. Duhet të falënderojmë ata që kanë ndihmuar dhe të respektojmë ata që luftojnë që nga fillimi.”
Kryeministri polak Donald Tusk: “I dashur (Zelensky), miq të dashur ukrainas, ju nuk jeni vetëm.”
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: “Ukrainë, Spanja është me ju.”
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock: “Ukraina nuk është vetëm. Gjermania, së bashku me aleatët tanë evropianë, qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të mbështetet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e demokracisë dhe kërkimi për paqe dhe siguri është edhe kauza jonë.”
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu: “E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori,” tha ajo. “Ukraina po mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës.”
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda: “Ukrainë, nuk do të ecni kurrë vetëm.”
Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna: “Pengesa e vetme për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina ndalon së luftuari, nuk do të ketë më Ukrainë. Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të veprojë. Nuk kemi nevojë të presim për diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, përfshirë asetet e ngrira ruse, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën.”
Von der Leyen: “Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme