Dyshohet si pjesëtar i një organiztare kriminale, arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar! Do të ekstradohet drejt Italisë

Policia ka arrestuar një 47-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë

Advertisements

47-vjeçari me iniciale M. B., u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali,

Advertisements

Ndaj tij Gjykata e Benevento me vendimin e datës 16 korrik 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.