Sky News raporton se, presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe se Donald Trump u ofendua kur pa që Zelensky ishte veshur me veshje te thjeshtë.
Advertisements
“Përpara takimit të nxehtë, Volodymyr Zelensky u këshillua nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak dhe të veshë diçka më formale”, raporton Axios.
Advertisements
Megjithatë, Zelensky nuk e dëgjoi këshillën dhe përkundrazi ai vendosi të vishet me të zeza, shkruajnë mediat ameriane.
Sipas dy burimeve që folën për Axios, veshja e Zelenskyt e irritoi Trumpin.
Gjithashtu gjatë pytjeve me gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.
Kujtomë se gjatë takimit të djeshëm, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përplasur verbalisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.
Trump akuzoi Zelensky për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa Zelensky tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.
Takimi i dy liderëve në Zyrën Ovale u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione.
Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e paralajmeroi me tërheqje të mbështetjes amerikane.
Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës.
Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare.
Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.
Por presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.
“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelensky.
Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.
“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.
Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.
Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.