Jeta private e Ilnisa Agollit është shndërruar në kryefjalën e mediave, pikërisht pas ndarjes që kjo e fundit ka pasur me Meriton Mjekiqin. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin duket se Ilnisa ka nisur një lidhje të re.
Advertisements
Advertisements
Gjithçka është zbuluar fillimisht nga postimet e saj në rrjetet sociale. Ajo ka postuar disa foto në Instagram-in e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush.
Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah.
“Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar gazetarja, që duket më shumë si thumb për marrëdhënien e saj të shkurtër me moderatorin nga Kosova. Kaq mjaftoi që ndjekësit të shkruanin se i dashuri i ri i saj është Atilla, ish-burri i Drenusha Latifit. Por shumë pak pasi lajmi u publikua, ishte pikërisht Ilnisa ajo që e përgënjeshtroi, duke u shprehur se nuk e di nga ka dalë ky lajm.
Nga ana tjetër edhe “Panorama” kontaktoi me Atillën rreth kësaj teme, por ai preferoi që mos të prononcohej në lidhje me thashethemet për një lidhje mes tij dhe Ilnisës. Nga ato çfarë mundëm të mësonim, i dashuri i Ilnisës nuk është një personazh publik dhe pak dihet rreth jetës së tij. Ajo që dihet me siguri është fakti se këtë herë gazetarja ka preferuar që këtë histori ta mbajë sa më diskrete nga sytë e publikut.
Advertisements
Nga ana tjetër, edhe jeta private e Meriton Mjekiqit, që pas ndarjes nga Ilnisa, ka qenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruan pak kohë më parë për një romancë të re që moderatori ka nisur me modelen e njohur, Iren. Vetë reperi u duk sikur do të fliste shumë shpejt për këtë histori. Meritoni në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele.
“Romancë e re me modelen Iren?”- u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se cila është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme”, u shpreh Mjekiqi.