E rëndë/ Dy vëllezërit goditen me sende të forta, dëmtohet në kokë njëri prej tyre

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Berat ku njeri prej tyre ka mbetur i plagosur në kokë.

Advertisements

Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H, dhe B. H, (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta (dru), shtetasit O. L, dhe F. L, (vëllezër).

Advertisements

Si pasojë, shtetasi F. L., ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, pa probleme për jetën.