Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit, ja sa pensionistë e përfitojnë

Duke nisur nga data 3 mars pensionistët në të gjithë vendin mund të tërheqin shpërblimin.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale bën me dije se bonusin e pranverës e përfitojnë 730,430 pensionistë të cilët jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Advertisements

Ata së bashku me pensionin mujor mund ta tërheqin pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Për të gjithë ata pensionistë që pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë përfitojnë bonusin prej 10 mijë lekë.

Ndërsa ata që kanë një pension mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin shpërblim prej 5 mijë lekë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, bonusi mund të tërhiqet deri më 30 shtator të këtij viti.

Ndërsa për ata të cilët ende nuk kanë tërhequr bonusin e fundvitit, afati i fundit për ta marrë është më 30 qershor.