A do jenë në lista të sigurta, fituesit e primareve në qarqe? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha, i pyetur nëse fituesit e primareve do të jenë në lista të mbyllura, u përgjigj duke thënë se gara nuk është bërë për këtë qëllim.

Advertisements

Berisha u shpreh se “në përpilimin e listave të mbyllura ka disa faktorë që ndërhyjnë” dhe se ky do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuota.

Advertisements

Berisha: Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta.

I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.

Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime.

Janë disa faktorë që ndërhyjnë.

Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre.

Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.