Vrasja Ardian Nikulajt, Interpol Tirana gati për të ekstraduar nga MB 4 britanikët dhe shqiptarin Edmond Haxhia

Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i është refuzuar kërkesa për të apeluar vendimin e lejimit të ekstradimit në vendin tonë

Advertisements

Gjykata e apelit në Londër i tha Top gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se gjykatësi Sir Peter Lane nuk e pranoi kërkesën për të apeluar prej Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt.

Advertisements

Ky vendim është marrë më 25 Shkurt.

Gjyqtari Lane ka pranuar prapësimet e Ministrisë së Drejtësisë shqiptare e përfaqësuar prej një prokurori britanik, se përse nuk duhej pranuar aplikimi për të apeluar vendimin.

Edmond Haxhia dhe katër britanikët, tentuan pa sukses të rrëzojnë vendimin e 27 Gushtit, të vitit të shkuar nga gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” nga ku u pranua kërkesa e drejtësisë shqiptare për ti ekstraduar.

Kjo do të thotë se mund të jetë çështje javësh kur oficerëve të Interpol Tiranës do ti duhet të udhëtojnë drejt Londrës për ti sjellë me pranga në duar e vënë përpara gjykatës së Lezhës.

Prokuroria e Lezhës akuzon Edmond Haxhinë se ishte truri organizativ i vrasjes së Ardian Nikulajt prej portugezit ardhur nga Anglia, Ruben Saraiva më 19 Prill 2023 në Shëngjin.

Ndërsa katër britanikët vëzhguan viktimën duke i përcjellë informacione ekzekutorit Saraiva.

Ekstradimi i grupit të vëzhguesve do të shënojë rastin e dytë kur një shtetas britanik ekstradohet për në Shqipëri.

Në Maj të 2007-ës, britanikët Dino Christodoulou dhe Robin Arnold u ekstraduan nga Britania e Madhe e më pas u dënuan nga Gjykata e Tiranës për abuzime me fëmijët në një strehë për jetimët./Top Channel