Besian Xhixha dhe Enver Diva ne foto
Advertisements
Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë” ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.
Advertisements
Pyetjet janë kryer nga avokati Ilia Ilia.
ZHVILLIMET NË SEANCË
Avokati: Në çfarë rrethane jeni njohur me Agron Qolin.
Nuredin Dumani: E kam pas komshi dhe pas kemi qenë dhe miq nga viti 2002-2003. Me Agronin kemi pas marrëdhënie shumë të mirë. Agroni punonte në ndërtim. Agroni di që ka qenë ndërtues Enea Prifti. Petrit Qoli e di që ka qenë ndërtues pallati dhe Agroni punëtor.
Agroni rrinte te lokali i Festim Qolit kur ishte në Nishtullë. Me Festimin diskutonim shumë gjëra dhe më tregonte respekt për Agronin. Enea Prifi ka shumë shokë dy vëllezërit Qoli.
Enver Diva dhe Besian Xhixha: Mos u mërzit, dardha e ka bishtin mbrapa. Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit. Çfarë është ai, pse rren?