G-Bani ka marrë një lajm të keq sot, në prime-n e Big Brother Albania Vip 4.
Advertisements
Lajmin për një vështirësi shëndetësore që ka kaluar babai i tij, ia ka dhënë vetë Ledion Liço nga afër.
Advertisements
Moderatori hyri në shtëpinë e BBV, dhe pasi u ul pranë banorit i tha se babai i tij ka kaluar ishemi cerebrale. Nëna dhe vëllai i G-Banit kanë këruar që ai të shkojë pranë tyre.
“Keni kaluar disa ditë jo dhe fortë të mira për shkak të gripit por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka. Pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjëndja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që këto momente”, i tha Ledioni banorit.
Kështu, Ledioni i tha se gjendja e babait të tij është e stabilizuar dhe se produksioni i ka prerë atij një biletë për t’u nisur sa më parë në Londër.