“S’kam pasur pakënaqësi për trupin tënd” – S’ka paqe mes Eglit dhe Gjestit: Më ke ofenduar, mos më bëj për budallaqe!

Gjesti e ka pritur shumë keq prezencën e një nishani në kofshë të Eglit, duke konsideruar qimet sipër tij si gjënë më të shpifur që ka parë në jetë. Ai i ka kërkuar banores me urgjencë që t’i heqë qimet, duke theksuar se një pamje e tillë e bën për të vjellë.

Advertisements

Ky moment, më pas është shoqëruar me injorim nga ana e tij për Egli, çka e ka bërë banoren të ndihet keq. Ndërsa kjo situatë është trajtuar në Primen e sotme, Gjesti vendosi të mos japë asnjë koment.

Advertisements

Por beteja mes dy banorëve ka vijuar pas mbylljes së spektaklit me tone të ashpra mes tyre.