Aksident në hyrje të qytetit, fuoristrada “fluturon” me shpejtësi dhe merr përpara pemët e tabelat në anë të rrugës

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”, ku një automjet, tip Fuoristradë, i cila po vinte me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar drejtim, duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës.

Advertisements

Makina e ka përfunduar vrullin e saj në anë të një kanali, pranë një lavazhoje. Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Advertisements

Goditja e fortë e mjetit ka tmerruar banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë që qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe veprimet e para procedurale në vendngjarje.