Nuredin Dumani është përfshirë në debat me të pandehurit e tjerë gjatë seancës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë, veçanërisht me Enver Divën. Ai tha “do jua haj unë hallvën të gjithëve nuk mund të ma hani hallvën ju mua” pas debatit me të pandehurit e tjerë”.
Advertisements
Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në u shpreh në një studio televizive, se ka një përplasje të fortë sepse jemi në kulmin e procesit dhe në bazë të deklaratave të tij janë bërë dhe arrestimet dhe se dëshmitë e Dumanit deri tani janë vërtetuar.
Advertisements
Ai tha se Dumani mund atë bëjë gjithçka për para, po tolerohet shumë nga drejtësia dhe se mund të ketë lidhje edhe jashtë burgut. Sipas tij Dumani kërkon të bëjë zhurmë duke përmendur emra deputetësh.
Ai tha se Dumani mund atë bëjë gjithçka për para, po tolerohet shumë nga drejtësia dhe se mund të ketë lidhje edhe jashtë burgut. Sipas tij Dumani kërkon të bëjë zhurmë duke përmendur emra deputetësh.
“Po të mos ishim në proces elektoral, apo arrestimi i Velijt, apo historia nëse do dilte nga burgu media apo jo do merreshim me këtë nga mëngjesi deri në dark edhe pse ka shumë interes për dëshminë e Dumanit.
Ka një përplasje të fortë sepse jemi në kulmin e procesit dhe në bazë të deklaratave të tij janë bërë dhe arrestimet, por tani jemi në ballafaqimin me personat e akuzuar ku dalin dhe isinuata të tjera. Më e forta ishte ajo e Enver Divës ku dy deputetë ishin takuar me Dumanin për të vrarë Talo Çelën.
Enver Diva është një personazh i cili ka ndihmuar gjithë kohën në materiale për të kryer vrasje, pra një bashkëpunëtor, siguronte makina, armë, targa të vjedhura. Është i dënuar më parë jo për dëshminë e Dumanit, në një rast ku mendohet se Dumani mund të ketë marrë pjesë në vrasje, bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës Haxhiaj ku Diva do merrte pjesë në mënyrë fizike në vrasje por i infektuar me covid dhe nuk shkoi dot.
Ai nxjerr një dëshmi me dy deputetë për dy arsye mendoj, e para nëse kjo kishte ndodhur vërtetë Dumani e humb statusin e të penduarit të drejtësisë sepse nëse nuk tregon dhe vetëm një krim ti e humb këtë status. Ballafaqimi i tyre është për pjesëmarrjen e Divës në një vrasje tjetër që kishte kryer Dumani.
Për këtë akuzohet Diva dhe është në proces, por Diva në kundra peshë për ta vënë Dumanin në përballje me drejtësinë thotë se Dumani është takuar me dy deputetë për të vrarë Talo Çelën.”
Më tej ai shtoi se Talo Çela nuk është përfshirë kurrë në politikë dhe nuk njihej si ndonjë njeri që bënte vota dhe nuk e besoj një deklaratë të tillë.
“Ka pasur deklarata dhe të tjera të forta për ta vënë në diskutim nëse Dumani po dëshmon drejt apo jo, por besoj se gjatë gjithë kohës ata përpiqen për ta vendosur në problematika të caktuara dëshminë e Dumanit, por problemi është se të gjitha dëshmitë e Dumanit në pjesën më të madhe janë të vërtetuara dhe prokuroria nuk i ka ngritur akuzat më kotë dhe në rastin konkret ka konkluduar çdo arrestim dhe ngritje akuze.
Dumani është një njeri që për para do bënte gjithçka, dhe nëse do ja kishin ofruar 700 mijë euro do e kishte ndryshuar akuzën, ai ka vrarë për 30 apo 40 mijë euro, për 700 mijë euro patjetër që do e bënte sepse është një njeri i akullt dhe rritja e tij ka qenë e dhunshme, s’ka ndjeshmëri as për familjen e tij.
Problemi është se nuk mendoj se ka ndodhur se ka qenë në një masë shumë të rreptë sigurie dhe prokurorët nuk e lënë të ndryshojë akuzat, do i krijonin shumë presion që ai s’besoj se do e mbante dot.”
I pyetur se sa e kanë ndihmuar sistemin e drejtësisë dëshmitë e Dumani, Bregu tha shumë, ai është asi nën mëngë për drejtësinë.
“Dumani është personi si asi nën mëngë për drejtësinë, por ajo që mendoj unë është se po tolerohet shumë nga sistemi i drejtësisë dhe nuk u vërtetua nëse kishte lidhe me motrat Nikolla në Elbasan.
Dumani ka kryer 8 vrasje fizike dhe mbi 20 janë të porositura. Jam i bindur se Dumani luan shumë me deklaratat e tij, kërkon të bëjë zhurmë duke përmendur emra deputetësh.
Çështja është se s’ka asnjë bazë për vërtetësi, sepse të gjithë e kërkonin Talo Çelon për ta vrarë, por jam i bindur se dy deputetë s’do kishin asnjë arsye për ta ekzekutuar atë.
Dumani dhe Talo Çela u zunë me njeri tjetrin se ky i fundit se mori atë të bëhej pjesë e vrasjes së vëllait të Erjon Alibeajt.”