Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Bari të Italisë, ku një godinë e shpallur prej disa muajsh e pabanueshme, u shemb totalisht.
Advertisements
Autoritetet kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe po heqin rrënojat e shpërndara kudo, pasi mendohet se një grua ka refuzuar të largohet nga pallati dhe dyshohet se ka qenë brenda kur ai është shembur.
Advertisements
Dyshimet bëhet edhe më të forta pasi zilja e celularit të gruas vijon të dëgjohet në rrënoja.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, teksa është ndërprerë energjia dhe gazi, për të shmangur ndonjë incident edhe më të rëndë.