Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj.
Advertisements
Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.
Advertisements
Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.
“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje.
Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme.
E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm.
Varrimi i Mentor Palokajt u bë sot në varrezat e Gurakocit në Istog.
Ai u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.
Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.