“Inceneratori jashtë funksionit”, denoncimi i anëtares së Këshillit Bashkiak të Tiranës: Sasia e mbetjeve në landfill është rritur me 8 herë

Doris Madhi, anëtare e Këshillit Bashkiak të Elbasanit nga Partia Demokratike, ka denoncuar sërish mosfunksionimin e incineratorit të Elbasanit dhe rritjen dramatike të sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfillin pranë tij.

Advertisements

Ajo theksoi se që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Advertisements

Madhi ka kritikuar autoritetet për dështimin në menaxhimin e inceneratorit dhe ka kërkuar masa të menjëhershme për të adresuar këtë problem. Ajo ka theksuar se problemi i mbetjeve dhe menaxhimi i tyre është një çështje urgjente që kërkon vëmendjen e institucioneve përkatëse dhe një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.