Shkrumbohet nga flakët byrektorja në Pogradec, shkak rrjedhja e gazit

Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një byrektore në vendin e quajtur Agjencia në Pogradec.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit flakët kanë shpërthyer në këtë byrektore duke krijuar dëme të konsiderueshme por fatmirësisht jo dëme në njerëz.

Advertisements

Në vendngjarje zjarrfikësja dhe policia.

Flakët janë vënë nën kontroll ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.