“Gjesti u mërzit aq shumë sa i futi një pjatë…”/ Jul Deda reagon pas largimit të Eglit nga BBV 4

Largimi i Eglit nga “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime si brenda shtëpisë ashtu dhe jashtë saj.

Advertisements

Ish-banorë të “Big Brother VIP 4” apo dhe personazhe të njohur të ekranit kanë komentuar vendimin që Egli mori një ditë më parë.

Advertisements

Një ndër ta është edhe aktori i njohur, Julian Deda, i cili ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në edicionin e tretë të reality show-t.

“Hera e parë në këtë Big Brother, që Egli mendoi për veten e saj”, shkruan Juli duke shtuar: “Asgjë para shëndetit”.

Më pas Deda ka publikuar një mesazh që një ndjekës i ka shkruar dhe ai ka vendosur që t’i kthejë përgjigje publikisht.