Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak minuta Pallatin e Brigadave, për tu rikthyer sërish më pas dhe për të vijuar me mbledhjen me Kryesinë e Partisë Socialiste si dhe me drejtuesit politik nëpër qarqet e vendit. Teksa Rama ka lënë mbledhjen, mësohet se Kryesia po vijon me diskutimet me njëri-tjetrin dhe objektivat që kryesocialisti u ka lënë deri në këto momente.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se deri më tani, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit së bashku me “të vetët” bënë një analizë të objektivave dhe çështjeve për të cilat kanë vendosur që do të jenë pjesë e ligjeratës përgjatë fushatës zgjedhore e cila nis në 11 prill.
Advertisements
Gjithashtu, ashtu sikurse e kemi theksuar dhe më herët, përgjatë kësaj mbledhje 12 drejtuesit politikë do të dorëzojnë listat paraprake të kandidatëve për deputet, ndërkohë që në 12 mars, i cili është dhe afati i fundit nga KQZ, do të dorëzohen dhe të bëhen publike.
Ndër të tjera, gjatë mbledhjes së sotme do të përcaktohen edhe emrat e deputetëve që do të jenë në listat e sigurta, dhe më pas do të diskutohet dhe për ata që do të jenë pjesë e listës së socialistëve për zgjedhjet e 11 majit.