Ka disa kohë që përflitet se Diola Dosti dhe Erolld Belegu mund të jenë në pritje të fëmijës së parë të tyre. Mirëpo, këto zërat asnjëherë nuk janë konfirmuar ose mohuar nga ana e tyre. Një fotografi që u shpërnda së fundmi nga dyshja “mori dhenë”.
Advertisements
Advertisements
Aty shihet Diola krahë Erolldit po mori vëmendje fustani i saj, i cili qëndron i fryrë tek pjesa e barkut. Vetë Diola në fotot e tjera që ka publikuar në rrjetet sociale shfaqet me duart tek barku si një tentativë për ta mbuluar.
Nuk e dimë nëse, në fakt, është realisht shtatzënë, apo thjesht po luan me ndjekësit e saj.
Edhe pak kohë më parë, nutricionistja u përfol për një shtatzëni të mundshme. Mirëpo lidhur me këtë thashethem ajo ka reaguar duke shuar çdo aludim pasi u shpreh se nuk është shtatzënë. Sipas saj duart në bark kanë qenë një rastësi ndërsa shton se: “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,”.
“Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza. Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,’ tha ajo për Prive.
Advertisements


