E ndaloi të merrte makinën i dehur, 53-vjeçari tenton ta vrasë bashkëfshatarin

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili kanosi me thikë bashkëfshatarin e tij pasi ky i fundit tentoi ta ndalonte të mos drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Advertisements

Në pranga ka përfunduar shtetasi Maksut Almeta.

Advertisements

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur për kanosje, si dhe një tjetër thikë që iu gjet të arrestuarit në automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

“Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të mos lejuar që 53-vjeçari të drejtonte automjetin në këtë gjendje”, thuhet në njoftimin e Policisë.