Shërbim i detyrueshëm ushtarak në Shqipëri? Flet ish-ushtaraku i lartë: Çfarë duhet të mësojmë nga lufta në Ukrainë

Me situatën aktuale në botë ku janë të hapura disa fronte lufte, rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri, mund të ishte një nga hapat që duhen ndërmarrë për t’iu përshtatur realitetit të ri.

Advertisements

I këtij mendimi është deputeti socialist Denis Deliu, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura e Gardës së Republikës.

Advertisements

Në një bisedë me Andrea Dangllin në një studio televizive, Deliu u shpreh se duke u nisur edhe nga lufta në Ukrainë, mund të themi që ka ardhur momenti që Forcat e Armatosura të jenë të lidhura ngushtësisht me popullin.

“Unë jam pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak pasi brezit të ri i bën mirë. Ndërkohë që rrit kapacitetet për FA dhe për shtetin shqiptar për të siguruara mbrojtjen. Por duhet para pasi ka edhe kosto,” u shpreh deputeti socialist.

Duke u ndalur te investimet që qeveria socialiste ka bërë në Mbrojtje, Deliu përmendi shkolla policore dhe ushtarake që përgatisin brezin e ri.

Ndërsa sa i përket armatimit, ndër të tjera ai shpjegoi se përpos investimeve të bëra deri më tani, Shqipëria ende nuk mund të ketë “luksin” që të investojë në forca ajrore.

Sipas deputetit socialist Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë fuqi në rajon sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Teksa shtoi se me rotacionin politik në SHBA, edhe Unioni tashmë pritet të shtojë investimet në mbrojtje, dhe Shqipëria si vend aspirant, mund t’u përshtatet këtyrë hapave.