Mbi 220 mijë euro në çantë/ Arrestohet 36-vjeçari në Portin e Durrësit, dyshohet se i ka përfituar nga krimi

Policia ka arrestuar një 36-vjeçari, rezident në Itali, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 223 mijë euro të padeklaruara përmes portit të Durrësit. Gjatë operacionit u arrestua i riu shqiptar me iniciale M. D., pasi në çantën e shpinës iu gjetën 223.200 euro të padeklaruara. Ndërkohë shuma e parave është sekuestruar dhe 223 200 euro dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”. Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.