Java e re nis me një parashikim të pazakontë, pohon astrologia Denisa Shyle, e ftuar në një studio televizive, ajo ka paralajmëruar për veçanti të kësaj jave, ku “Dielli i Zi”, që nënkupton takimin e Diellit me Saturnin nga data 8 deri më 15 mars, do të ndikojë në të gjitha shenjat, duke sjellë një moral të ulët dhe energji të pakta.
Advertisements
Dashi
Advertisements
Gjatë kësaj jave, Dashi mund të jetë më i gjallë dhe euforik. Po ashtu, ndikimi i Hënës do të shtojë elemente romantike dhe kreative. Ata do të ndiejnë dëshirën për argëtim dhe për të qenë më të lëvizshëm. Ka mundësi të ketë përmirësime në marrëdhëniet personale, por duhet të kenë kujdes nga tendenca për të qenë pak të tepruar në veprime.
Demi
Demi do të kalojë një javë me energji të lartë, por mund të ketë vështirësi në komunikim, veçanërisht me familjen dhe partnerët. Merkurin mund të bëjë që të kenë vonesa në marrjen e informacionit të nevojshëm. Të jenë të kujdesshëm ndaj udhëtimeve dhe mundësive për keqkuptime.
Binjakët
Kjo javë do të jetë e mirë deri të premten, por pas fillimit të retrogradës së Merkurit, Binjakët mund të ndiejnë ngadalësim. Fushat e karrierës dhe financave do të preken, por ata mund të bëjnë kërkime të dobishme dhe të arrijnë fitime të mira. Çështjet e zemrës mund të jenë të prekshme, dhe Binjakët mund të kuptojnë më mirë kufijtë që kanë vendosur për veten.
Gaforrja
Kjo është një javë e ngarkuar për Gaforren, me ndikim të fortë nga eklipsi i Hënës. Gjatë kësaj jave, ata mund të fillojnë të rishikojnë filozofinë dhe bindjet e tyre mbi jetën dhe shoqërinë. Do të kenë mundësi për të marrë vendime të rëndësishme, dhe mund të ndodhin surpriza, përfshirë rikthime të partnerëve të vjetër.
Luani
Luanët mund të ndjejnë një rritje energjetike këtë javë, por mungesa e ndikimit të Diellit mund t’i bëjë të kenë vështirësi në perceptimin e ndjenjave të tyre. Mund të bëhen gabime që do të shkaktojnë probleme materiale, sidomos në marrëdhëniet me të afërmit dhe familjen. Fokusohemi më shumë te shëndeti këtë javë.
Virgjëresha
Virgjërat do të jenë të përqendruara në detaje dhe në organizimin e jetës së tyre. Mund të hasin vonesa në lidhjet personale dhe profesionale, dhe kjo mund të shkaktojë pak stres. Ndikimi i Merkurit në retrogradë mund të shkaktojë vështirësi në komunikim, por gjithsesi mund të kenë mundësi të krijojnë marrëdhënie të reja që do t’i ndihmojnë të stabilizojnë jetën e tyre.
Peshorja
Kjo është një javë e rëndësishme dhe shumë komplekse për Peshoret. Do të kenë një energji të fortë, por do t’u duhet të krijojnë një balancë për të shmangur problemet emocionale dhe për të ruajtur stabilitetin. Rikthime nga e kaluara mund të sjellin mundësi për reflektim dhe për rregullimin e disa marrëdhënieve. Kujdes nga ndikimet e jashtme që mund të destabilizojnë jetën emocionale.
Akrepi
Java për Akrepin do të jetë shumë pozitive. Ata mund të shohin rritje në realizimin e ëndrrave të tyre dhe përmirësim në marrëdhëniet profesionale dhe personale. Dielli i Zi mund të sjellë reflektim të thellë mbi marrëdhëniet e tyre dhe mund të shfaqen të papritura që do t’i ndihmojnë të shërohen dhe të rriten.
Shigjetari
Shigjetarët do të kenë mundësi të mëdha në karrierë, por kjo do të ndodhë gradualisht. Ata mund të rishikojnë besimet dhe ideologjitë e tyre, dhe kjo do t’i ndihmojë të krijojnë një perceptim më të hapur dhe më të larmishëm për botën dhe mundësitë që ofrohen.
Bricjapi
Për Bricjapin, kjo është një javë me shpërthime energjike në momente të caktuara. Do të ketë mundësi për rritje në aspektin material, por duhet të kenë kujdes nga ndikimet e jashtme që mund të krijojnë stres në marrëdhëniet me kolegët dhe familjen. Kujdes nga periudhat e pasigurisë emocionale dhe përpjekjet për të kontrolluar gjithçka.
Ujori
Java për Ujorët mund të jetë paksa negative. Ata mund të kalojnë periudha të pasigurisë dhe ndryshimeve të mëdha, por këto mund të sjellin mundësi për rregullim të disa marrëdhënieve. Çështjet e zemrës mund të kenë një ndikim të kundërt, ku do të kenë mundësi të gjejnë zgjidhje për probleme të vjetra dhe të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme.
Peshqit
Peshqit do të kalojnë një javë të lodhshme, veçanërisht në marrëdhëniet me partnerët e tyre. Ata mund të ndihen melankolikë dhe të pasigurt për ndjenjat e tyre. Do t’u duhet të krijojnë një balancë të brendshme për të kaluar këtë periudhë, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tyre dhe duke përdorur kreativitetin për të menaxhuar energjinë dhe emocionet.