Vodhën banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të famshëm në Francë dhe Belgjikë, çmontohet banda kriminale shqiptare. Arrestohen 7 persona. Në total sipas policisë franceze kanë vjedhur rreth 1 milion euro, ku përfshihen bizhuteri dhe artikuj lëkure luksoze. Pasi janë vjedhur sipas policisë franceze mallrat e vjedhura janë shitur në Shqipëri.
Advertisements
Një bandë kriminale që synonte të famshëm dhe liderë biznesi është çmontuar nga autoritetet franceze. Gjashtë të dyshuar, përfshirë kreun e dyshuar, janë akuzuar pas një sërë grabitjesh të guximshme.
Advertisements
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar shtatë persona. Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims. Midis tyre, gjashtë u paditën, duke përfshirë edhe drejtuesin e dyshuar të rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave. Ky i fundit, i kërkuar nga Interpoli, njihej tashmë për arratisjet e tij të shumta, përfshirë një spektakolare në qershor 2022 nga një burg italian.
Kreu i grupit Edison Pula
Francezët grupin e hajdutave e kanë “pagëzuar” me emrin Nikla
Policia franceze e ka cilësuar si një nga operacionet më të rëndësishme goditjen e kësaj bande.
Gjenerali Marc de Tarlé, komandant i Zyrës Qendrore theksoi rrezikshmërinë e këtij rrjeti. “Ky individ është një autor i përsëritur, ADN-ja e të cilit u gjet në më shumë se tridhjetë skena krimi midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.” Ky operacion shënon një fitore të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë fund veprimtarisë së një bande që vepronte prej disa vitesh.