“I merrte aromë flokëve, e ndiqte nga pas…” / Juli Ristani komenton Eglin dhe Gjestin: Jetonte vetëm për atë aty

Eftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte gazetarja Juli Ristani, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “Big Brother VIP 4”.

Advertisements

Lidhur me daljen e Eglit, tepër të komentuar në rrjet, Juli tha:

Advertisements

Ka shumë kuriozitet rreth Eglit pas daljes së saj nga BBV. Për mua bën shumë mirë që nuk ka reaguar veç asaj story, i duhet një detoksifikim nga gjithë ajo që kaloi.

Gjej një ngjashmëri shumë të madhe me Frida Kahlo, me artisten e famshme meksikane, për portretin e saj shumë fin dhe të veçantë. Egli ishte ajo vajza e mirë, e paqtë, e disiplinuar që e tregon edhe në regjimin që ka. Loja e saj u bë e dukshme me hyrjen e Gjestit. Shqipëria e kishte ndjekur “BBV Kosova”, i njihnin personazhet. Besoj se Gjesti në ato 24 orë ka marrë informacion se ku do futej, si ishin banorët. Sapo është futur ka thënë kush është Egli, sigurisht ishin dhe lojërat e tij. Ditët e para shkonte dhe i merrte aromë flokëve, lëkurës së saj, dy ditët e para e ndiqte nga pas. Erdhën tre drone për Gjestin, Egli e kuptoi që Gjesti ishte një figurë e pëlqyer jashtë. Aty Egli merr një kthesë të menjëhershme dhe nis me një përkujdesje, Egli filloi të investonte te ai, jetonte vetëm për atë aty.