Ish konkurrentja finaliste e BBVK gjatë ditës së djeshme dha në një emision në Shqipëri dha një deklaratë bombë për konkurrentin aktual të BBVA, Gjestin.
Advertisements
Derisa po komentoheshin banorët e BBVA, Xheneta pos që i doli në mbrojtje Eglit, thumboi Gjestin duke thënë se “ai nuk di t’i lidh dy fjalë”.
Advertisements
Siç duket kjo deklaratë e Xhenetës nuk i ka shpëtuar pa e parë e dëgjuar as motrës së Gjestit, Blerinës.
Kjo e fundit përmes llogarisë së saj në TikTok i ka bërë ‘diss’ Xhenetës duke ia dedikuar tërthorazi disa ‘story’.
Blerina ka thënë se emri i Gjestit po përdoret nga persona “që sot janë jashtë” veç për të marrë vëmendjen.
“Kush po fol e kush po don famë me emrin e tjetrit, në pamundësi që me bë me emrin e vet”, shkroi në një postim tjetër ajo.
E menjëhershme ka qenë kundër përgjigja e Xhenetës.
“Ju sugjeroj të bleni një abetare deri në 2025, besoj që e mësoni shkrimin dhe leximin”, shkroi Xheneta sipër një abetarejeje.
A është ky një ‘diss’ i hapur nga Xheneta, jo vetëm për Gjestin, por edhe motrën e tij?
Në anën tjetër, motra e Gjestit ka publikuar video të tjera me tekste që përmbajnë fraza ‘diss’.