Seanca në Apelin e GJKKO për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë nga Erion Veliaj po zhvillohet prej rreth tri orësh.
Advertisements
Kryebashkiaku i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të zbutur sigurie.
Advertisements
Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Gentjan Sula dhe Shkëlqim Fusha.
Në detajet e dala nga seanca thuhet se për tri orë ka paraqitur argumentet vetëm avokati Ermir Beta. Aktualisht mësohet se po flet avokati Artur Selmani.
Më pas do të paraqesin mbrojtjen dhe 4 biznesmenët.
Vendimi për ankimimet do të merret nga gjyqtari i Apelit Engert Pëllumbi.