Po transportohej me autoambulancë drejt Gjirokastrës/ Humb jetën 30-vjeçarja

Një 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së hënës, gjatë transportimit me autoambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Advertisements

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.

Advertisements

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.