Dy vëllezër janë arrestuar nga komisariati nr.1 në Tiranë, pasi janë konfliktuar fizikisht, duke dhunuar njëri-tjetrin.
Advertisements
Në pranga janë vënë shtetasit K. B., 35 vjeç dhe E. B., 38 vjeç (vëllezër), teksa ende nuk dihen arsyet e nisjes së konflikt mes tyre.
Advertisements
Gjithashtu, një konflikt ka ndodhur dhe mes disa të rinjëve, ku një prej tyre është arrestuar, pasi ka goditur me sende të forta një tjetër, teksa tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi gjatë konfliktit janë rrahur me grushte me njëri-tjetrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin I. Sh., 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 25-vjeçari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Sh., 24 vjeç, E. M., 36 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, pasi gjatë konfliktit kanë qëlluar me grushte njëri-tjetrin.” – njofton Policia.
Gjithashtu, blutë e kryeqyteti kanë proceduar penalisht dhe tre vajza, shtetaset J. D., 18 vjeçe, J. Sh., 19 vjeçe, H. K., 19 vjeçe dhe A. K., 18 vjeçe, pasi akuzohen se në Rrugën e Kavajës janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetase 37-vjeçare.