Vendimi i Apelit të GJKKO për Erion Veliajn, është shtyrë për datën 12 mars.
Advertisements
Avokatët kërkuan kohë deri nesër per tu njohur me provat.
Advertisements
Seanca për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës për masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga GJKKO dhe gjyqtari Erjon Bani nisi sot në orën 10:00.
Veliaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë, duke e konsideruar të paligjshme arrestin në burg pasi sipas tij nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim.