Pas 7 orësh në Apelin e GJKKO, Veliaj fotografohet teksa futet në furgonin e Policisë me pranga në duar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është fotografuar teksa ngjitej në furgonin e Policisë me pranga në duar pas mbylljes së seancës së sotme në Apelin e GJKKO-së.

Advertisements

Seanca e sotme për ankimin e masës së sigurisë ndaj tij ka përfunduar pa një vendim dhe është shtyrë për seancën e ardhshme që do të mbahet nesër në orën 12:30.

Advertisements

Avokatët e Veliajt kërkuan të njihen me prova të reja, ndërsa mbrojtja ka insistuar që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se Veliaj duhet të lirohet nga paraburgimi, pasi nuk ka rrezik që të prishë provat apo të intimidonte dëshmitarët.

Në të njëjtën seancë, janë shqyrtuar ankimet e katër biznesmenëve të tjerë, përfshirë Elman Abule, që ndodhet në ‘arrest me burg’, dhe tre të tjerë që janë nën ‘detyrim paraqitjeje’.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt si i dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas SPAK, ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar një mekanizëm që ka mundësuar marrjen e përfitimeve të paligjshme nga fondet publike të Bashkisë Tiranë, me qëllim pasurimin personal.