Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00, ku dy persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë përfshirë në një konflikt me një punonjës të policisë kufitare.
Advertisements
Sipas burimeve, dy individët kundërshtuan kontrollin e plotë të mjetit nga autoritetet shqiptare, duke pretenduar se tashmë ishin kontrolluar në doganën italiane.
Advertisements
Refuzimi i tyre ka shkaktuar një përplasje verbale, e cila më pas ka eskaluar në konfrontim fizik.
Si pasojë, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ndërkohë, dy shtetasit e përfshirë në konflikt janë ndaluar nga Policia e Vlorës dhe pritet të merren në pyetje për ngjarjen.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.